E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berluskoni: Fitojmë kampionatin dhe blej Ronaldon

Silvio Berluskoni ka folur gjatë për Milanin në një emision televiziv italian, duke bërë tifozët kuqezinj të shpresojnë edhe më shumë tek e ardhmja e skuadrës së tyre. “Milan është në krye të renditjes, sepse kemi një ekip të kompletuar. Në vend të dytë është një skuadër e mrekullueshme si Napoli, por shpresoj që të qëndrojmë deri në fund në vend të parë dhe të fitojmë titullin kampion”, u shpreh Berluskoni. “Abiati, Thiago Silva, Nesta, Pato dhe Ibrahimoviç deri para 2 muajsh kanë një notë pozitive. Më pëlqen shumë edhe Robinjo”, shtoi presidenti i Milanit. Berluskoni shkon më tej duke bërë të ditur premion për fitimin e kampionatit: “Në merkaton e ardhshme, nëse fitojmë titullin, skuadrës do t’i bashkohen 1 ose 2 kampionë të mëdhenj. Njëri nga këta mund të jetë Kristiano Ronaldo. Ëndrrat ka raste që realizohen, kurrë nuk i dihet.”

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›