Barcelona ia vë syrin 18-vjeçarit Lukaku
Romelu Lukaku është bërë objektiv i skuadrave të mëdha europiane. Sipas mediave spanjolle, skuadra e fundit që ka shprehur interesim për sulmuesin e ri të Anderlehtit është Barcelona. Klubi mbretëror belg e vlerëson 18-vjeçarin rreth 30 milionë euro, një shumë kjo e cila është konsideruar e ‘fryrë’ nga ana e udhëheqësve të Barcelonës. Lukaku shihet si njëri prej talenteve më të mëdhenj të futbollit belg, por edhe të atij europian. Ai është sulmuesi kryesor i Anderlehtit, por pjesë e rëndësishme edhe e përfaqësueses belge.