Berluskoni: Mbështesim BE-në për të ndihmuar Greqinë
Kryeministri italian, Silvio Berluskoni deklaroi sot se Italia është plotësisht në favor të faktit që BE të ndihmojë Greqinë.
I pyetur nga Reuters nëse mendonte se BE duhej ta ndihmonte Greqinë, Berluskoni theksoi: "Jemi absolutisht në favor".
Berluskoni deklaron se është pro ndihmës ndërkohë që kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi sot se Greqia nuk ka nevojë për mbështetje financiare dhe liderët e Bashkimit Evropian nuk duhet ta kenë çështjen e kësaj ndihme ndaj vendit të zhytur në borxhe në fokusin e samitit të tyre të kësaj jave në Bruksel.
"Greqia duhet t'i zgjidhë vetë problemet e saj për të mirën e monedhës sonë të përbashkët, euros", theksoi Merkel.