E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreshnik Qato fiton ndaj Alex Spitko

Kampioni i Botës në versionin WBF në peshën e mesme boksiori shqiptar Kreshnik Qato është rikthyer sot në ring me një fitore. Shqiponja ka pasur përballë në në ringun e "York Hall" në Londër boksierin Alex Spitko . Ky duel ka shërbyer më shumë si një përgatitje për ndeshjen e madhe që Qato do të zhvillojë më 1 maj në Tiranë për të mbrojtur titullin e kampionit të Botës WBF. Boksieri shqiptar me banim në Londër që për promoter ka Ylli Ndroqin vitet e fundit nuk njeh humbje dhe ka mbrojtur disa herë titullin e fituar. Kreshnik Qato ka publikuar edhe datën e përballjes së radhës më 21 mars ku do të mbrojë brezin e kampionit botëror (WBF) për peshën e mesme.
Pikërisht më 1 maj Qato do të zhvillojë duelin e tij të pestë në Shqipëri. Kundërshtari me të cilin do të përballet akoma nuk është bërë i ditur. Një emër i përfolur më parë ishte serbi me banim në Austri, Goran Knezevic me të cilin Qato kishte programuar edhe më parë një duel para se boksieri serbe të tërhiqej.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›