E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bonot e thesarit, interesi arrin ne 9.2 % per afatin 1-vjecar

Interesi i bonove te thesarit me maturim 1-vjecar, arriti ne ankandin e fundit ne 9.2 per qind, duke pesuar nje rritje gati 1 per qind, ne krahasim me nje muaj me paret. Eksperte ne bankat e nivelit te dyte e shpjegojne kete dukuri me faktin e tkurrjes se likuiditeteve ne bankat e nivelit te dyte dhe nga ana tjeter, me kerkesen ne rritje te qeverise per para cash nepermjet emetimit te borxhit te brendshem. Por cfare pritet te ndodhe nga kjo rritje. Se pari, qeverise i duhet te paguaje me shume interesa kundrejt bankave dhe individeve, per parate qe iu merr hua. Se dyti, bankat do te ofrojne interesa me te larta per kredite, per shkak se kredia ne leke, jepet duke pasur parasysh interesin 12 mujore te bonove te thesarit, duke i shtuar edhe nje perqindje shtese, qe varion ne varesi te bankes. Bonot e thesarit dhe obligacionet jane instrumente borxhi, nepermjet te cilave qeveria merr hua nga publiku dhe siguron te ardhurat e nevojshme, per te financuar shpenzimet qe nuk i mbulon dot nga te ardhurat. Huamarrja nga publiku, ndryshe do te kuptohej si shitja e letrave me vlere te qeverise, publikut. Aktualisht, qeveria shqiptare emeton dy lloje letrash me vlere; bono thesari dhe obligacione. Bonot e thesarit tregtohen per periudhat 3, 6 dhe 12-mujore, ndersa obligacionet kane periudha maturimi me te gjata 2, 3 dhe 5-vjecare. Si per cdo borxh te kerkuar per te cilin paguhen interesa edhe qeveria paguan interesa per kete borxh. Keto jane me te larta se cdo lloj investimi tjeter ne depozita. Por mungesa e informacionit per keto produkte, qe kane nje historik te shkurter ne tregun bankar vendas, ka bere qe individet te jene aktore te paket te ketij tregu, qe ne shume raste, paraqet mundesi te arta fitimesh. Rritja e vazhdueshme, kohet e fundit e interesave te bonove te thesarit dhe obligacioneve, paraqitet si nje mundesi e re per te investuar kursimet edhe per individet.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›