Shumaker, nuk do te ulet ne vend te Masas
Majkell Shumaker, nuk do te rrezikoje statusin e epokes se tij legjendare, per t'u rikthyer serish ne garat e Formula 1, qe te zevendesoje pilotin e Ferrarit, Filipe Masa. Shtate here kampioni i botes, eshte i lidhur ngushte me makinen e Ferrarit dhe me pilotin brazilian. Masa pesoi nje aksident ne Cmimin e Madh te Hungarise. Pas bisedimeve me Shumakerin ne Gjeneve, menaxheri i tij, Vili Veber theksoi: - "Ne garen tjeter qe do te zhvillohet ne Valenca, jam jo 100 per qind, por 200 per qind i sigurt se nuk do te jete Majkell Shumakeri ne timon". Shumaker nuk e ka ngare makinen e re dhe parashikohet qe te mos kete sukses, ndonese njihet per aftesite e tij te rralla ne timon. Shumaker, nje mik i besueshem i pilotit Masa, qe prej gares se tetorit ne vitin 2006, nuk ka bere asnje test tjeter me nje makine F1.