Banka, nuk ndryshon cmimin e lekut
Blerina Hoxha
Norma baze e interesit per monedhen vendase (lekun), nuk pritet te ndryshohet sot nga Keshilli i Mbikeqyrjes se Bankes se Shqiperise, i cili pritet te marre ne shqyrtim cmimin e lekut. Aktualisht interesi baze i monedhes vendase eshte 5.75 per qind, pas nje uljeje me 0.5 pike qe iu be gjate ketij viti nga Banka Qendrore. Burimet ne Banken e Shqiperise njoftojne, se edhe pse norma e interesit te lekut do te merret ne shqyrtim nga Keshilli i Mbikeqyrjes, nuk priten ndryshime per shkak se inflacioni eshte ne nivele te uleta. Zakonisht Banka e Shqiperise, nderhyn ne interesin baze te lekut kur cmimet ne tregje kane kaluar parashikimet. Megjithate menjehere pas mbledhjes se Keshillit te Mbikeqyrjes, Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani, del sot ne nje konference per shtyp, ku do te jape shpjegime per zhvillimet e fundit ekonomike ne vend dhe zhvillimet ne sistemin financiare vendas, ne raport me krizen. Qendrimi i Bankes se Shqiperise per mos ndryshimin e normes se interesit, mbeshtetet ne konsolidimin e metejshem te stabilitetit te sistemit financiare ne vend, duke reduktuar luhatshmerine e treguesve te bilancit te pagesave dhe duke krijuar kushte, per nje pershtatje me te kontrolluar te agjenteve ekonomike me kushtet e reja monetare e financiare. Nderkohe nje dite me pare komuniteti i biznesit, i ka kerkuar Bankes Qendrore nepermjet medieve, qe te liroje normen baze te interesit per lekun ne menyre qe te lirohet kostoja e kredise per ekonomine. Norma baze e interesit, e njohur ndryshe edhe si cmimi i mbajtjes se parase, eshte norma e percaktuar nga Banka e Shqiperise per te mbajtur inflacionin brenda kufijve te synuar. Kjo norme luan rolin e instrumentit kryesore, te perdorur per te percuar sinjalet e politikes monetare ne ekonomi. Norma baze e interesit aplikohet nga Banka e Shqiperise, ne ankandet javore te marreveshjeve te riblerjes (repo) dhe ne marreveshjet e anasjella te riblerjes (repo-t e anasjella). Aktualisht, norma baze e interesit ne vendin tone eshte 5,75 per qind. Repo-t dhe repo-t e anasjella, jane instrumente te perdorura nga Banka e Shqiperise per te administruar likuiditetin e sistemit bankare. Marreveshjet e riblerjes jane operacionet e tregut te hapur, gjate te cilave Banka e Shqiperise, iu shet letra me vlere bankave te nivelit te dyte dhe i riblen ato, ne nje date te mevonshme, te vendosura sipas kushteve te paracaktuara. Norma baze e interesit sherben si orientuese per nivelin e normave te interesit ne ekonomi. Kjo norme percakton edhe normen e interesit te depozitave dhe te huave njeditore te Bankes se Shqiperise. Gjithashtu, ajo ndikon ne normen e interesit te tregut nderbankar, te depozitave ne leke prane bankave tregtare, si dhe te bonove te thesarit, e te kredise se akorduar ne leke per ekonomine.
Norma baze e interesit, cfare perfaqeson
Norma baze e interesit, e njohur ndryshe edhe si cmimi i mbajtjes se parase, eshte norma e percaktuar nga Banka e Shqiperise per te mbajtur inflacionin brenda kufijve te synuar. Kjo norme luan rolin e instrumentit kryesor, te perdorur per te percuar sinjalet e politikes monetare ne ekonomi. Norma baze e interesit aplikohet nga Banka e Shqiperise, ne ankandet javore te marreveshjeve te riblerjes (repo) dhe ne marreveshjet e anasjella te
riblerjes (repo-t e anasjella). Aktualisht, norma baze e interesit ne vendin
tone eshte 5.75% per qind.