E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berluskoni: “Sheva? Thuajse e përfunduar”

Presidenti i Milanit, Silvio Berluskoni, ka gati goditjen e madhe të merkatos. "Sheva? Një cështje e kryer në 80% të saj". Ronaldinjo, Tieri Henri, Didier Drogba, Samuel Eto'o dhe Andrij Shevcenko. Blerja më e madhe e kuqezinjve për sezonin e ri do të jetë një prej këtyre emrave të mëdhenj. Tashmë duket se padroni i Milanit, miliarderi Berluskoni, e ka përcaktuar emrin. I intervistuar nga "Canale Italia", presidenti i Milanit hodhi dritë me strategjinë e merkatos kuqezi. Një strategji që nis nga zemra e tij. "Dy ditë më parë fola me Adriano Galianin për të fundit herë. Më bëri të ditur se për Shevcenkon linja ishte e nxehtë dhe kthimi i tij te Milani thuajse konsiderohet 80% i sigurt. Sheva dëshiron të kthehet te ne dhe pagesa e tij nuk është një pengesë, do të ishte e njëjtë me atë të kampioneve të tjerë tanët. Sigurisht, që më parë duhet të merret vesh me Celsin".
"Blutë" konsiderohen si pengesa kryesore, duke marrë në konsideratë faktin që një vit më parë Roman Abramovic shënoi 45 milionë euro për të angazhuar sulmuesin ukrainas atëherë kuqezi.
"Sheva është si një fëmijë për mua. Me të kam kaluar momente të rëndësishme në nivelin familjar. Mendoj për shembullin e lindjes së djalit të tij, për të cilin unë jam kumbara, më pas për operacionin në zemër të babait të tij. Samuel Eto'o është i ri, por dhe Sheva është gjithashtu. Dhe ka shumë vite përpara për të luajtur sezone të mëdha. Dhe, pastaj, unë jam një romantik". Zemra do të bëjë diferencën në përzgjedhjen e blerjes së madhe. Nëse për cështja "Shevcenko" quhet 80% e kryer, 20% që mungon do të kompletohet pa dyshim nga Silvio Berluskoni, "ati" i tij shpirtëror.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›