E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani: “Nuk e shesim Kakanë”

Lajmi për takimin midis drejtuesve të Realit të Madridit (Baldini dhe Mijatovic) dhe babait të Kakasë, inxhinierit Bosko Leite në një restorant pranë lumit "Lago di Varese", nuk i gjeti të papërgatitur drejtuesit më të lartë kuqezinj. Sipas "Corriere dello sport", madrilenët kishin zyrtarizuar ofertën e cmendur: 75 milionë euro për klubin e Milanit dhe 10 milionë euro për sezon për futbollistin. Kaka është me pushime në Shtetet e Bashkuara së bashku me gruan. Ishte vetë Adriano Galiani, administratori i deleguar i Milanit, i cili përmes një deklarate zyrtare në sitin e klubit ripohoi: "Konfirmojmë se nuk e shesim Kakanë. Nga ai takim dimë gjithcka pasi ishim të informuar nga babai i Kakasë dhe nga Gaetano Paolilo. Milani nuk do ta shesë Kakanë". Galiani theksoi edhe diferencën në raportin e detyrimeve fiskale midis Italisë dhe Spanjës, ku avantazhi flet për klubet spanjolle. "Për të njëjtën shumë të paguar, lojtari mund të fitojë neto 50% të pagës bruto, ndërsa në Spanjë ai mund të fitojë 75%".
Rikardo Izecson dos Santos Leite, ose shkurt Kaká, lindi në Brazilia, më 22 prill 1982. Në ndryshim me brazilianët e tjerë që futbolli i ka shpëtuar nga varfëria, i përket një familjeje të mesme borgjeze: babai është inxhiner civil dhe e ëma një profesoreshë. Kaka arriti në Milani në verën e vitit 2003. Futbollisti u martua me Karolinë Seliko, më 23 dhjetor 2005.

Europa, dhjetë ekipet më të mira

1. Milani (Itali), 133.808 pikë
2. Barcelona (Spanjë), 119.374
3. Liverpuli (Angli), 112.618
4. Interi (Itali), 107.80
5. Arsenali (Angli), 104.374
6. R. Madridit (Spanjë) 104.374
7. Celsi (Angli), 99.168
8. Mancester J. (Angli), 99.168
9. Valencia (Spanjë), 99.374
10. Lioni (Francë) 95.706

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›