E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtare: Kastrati firmos per Fortuna Dyseldorf

Nga Kastriot Gjini
Sulmuesi i kombetares shqiptare Bekim Kastrati, ka kaluar demtimin qe e ka lene larg futbollit per ca muaj dhe eshte kthyer i etur per gola. Sulmuesi kuqezi ka firmosur nje kontrate njevjecare me skuadren e Fortuna Duseldorf. Kontrata eshte firmosur dje dhe vlen per nje vit por me opsion per tu rinovuar dhe per nje tjeter, nese Fortuna ngjitet ne Bundesligen 2. Nese jo , Kastrati ka te drejte te prishe kontraten me nje shume parash te caktuara. Kastrati u prononcua per albania-sport.com, pas nenshkrimit te kontrates ''Tash jam rikthyer - perderisa une kete mund te pohoj pas gjithe atyre muajve ne Rehabilitim. Jam koncentruar gjithsesi ne Qellimin tim dhe ky eshte thjeshte: Qe vetem te mund te luaj Futboll dhe te shenoj gola.Tek Fortuna Düsseldorf gjeta nje Atmosfere e cila qe nga minuta e pare thjeshte me imponoj. Bisedimet me Zyrtaret e Klubit kaluan siq desha une dhe Ambitionet e klubit jan po ato Ambitione te mia. Fortuna Düsseldorf pra po rizgjohet.Ne kete faze jam edhe une tani. Nuk po mund ta pres diten qe do fillon e gjitha nga e para qe une te jem ne fushe. Ne te perditshme te sotshme te gazetes BILD shkruhet qe une nepermes Fortunes dua qe ta gjej rrugen per Kombtaren e Shqiprise. Sigurisht nje Qellim qe kam para vetes. E di, do jete shume veshtire por do mundohem, do perpiqem. E nese nuk do ja arris ather do kthej koken mbrapa dhe do mburrem qe une kam shiju fanelen e kombtares dhe kam mbrojt ngjyrat e flamurit kuq e zi.Ne deshirojme qe vitin tjeter te arritim objektivin tone, per kete do i jap te gjitha - kshtu jam nga natyra - qe nga minuta e pare deri te e fundit ti jap te gjitha. Kete e kam treguar tek Borussia Mönchengladbach ndersa tek Fortuna shpresoj qe kjo gje te me shperblehet me shume Gola''.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›