Berluskoni admiron Hamsikun
Pronari i Milanit, Silvio Berluskoni, ka shprehur admirimin e tij për yllin e Napolit, Marek Hamshik. Berluskoni po ashtu është pyetur edhe për të ardhmen e trajnerit të Napolit, Valter Maxarri. “Hamsik? Nuk mendoj se Napoli synon ta shesë njërin prej yjeve të ekipit, veçanërisht nëse merrni parasysh ambiciet e klubit në të ardhmen. Liga e Kampionëve për Napolin është një arritje e merituar dhe ata do t’i ofrojnë qytetit një mundësi të ringjallet. Sa për Maxarrin, nuk përfshihem në vendimet e të tjerëve”, ka thënë Berluskoni.