E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berluskoni doreheqje pas votimit te ligjit te stabilitetit

Kryeministri Italian Silvio Berluskoni ka përfunduar takimin me Presidentin e vendit Gorgio Napolitano nga ku është bërë i ditur se kryeministri do të japë dorëheqjen pas aprovimit të ligjit të stabilitetit.

Në njoftimin e Presidencës italiane është bërë e ditur se pas një orë bisedimesh me Presidentin italian kryeministri ka bërë të ditur se do të lërë postin e kreut të qeverisë pas aprovimit të ligjit të stabilitetit duke i hapur rrugën kështu formimit të një qeverie teknike.

Ndërkohë që në orën 9 kryeministri do të zhvilllojë një mbledhje me anëtarët e partisë së tij. Më herët Berluskoni u shpreh se është i gatshëm të përballet me votëbesimin ndërkohë opozita kërkoi ndërhyrjen e presidentit të vendit. Me situatën politike në Itali gjithnjë e më të tensionuar sa vjen e bëhët më reale mundësia e krijimit të një qeverie teknike. Ndërsa tashmë lindin pikëpyetjen për pasardhësin e Silvio Berluskonit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›