E Diel, 1 Nëntor 2026

Kinë, kërkohej prej 10 vitesh, punonte si gardian burgu

PEKIN- Një kinez i shpallur fajtor për dhunë kundër bashkëshortes së tij dhe i kërkuar që prej 10 vitesh, u gjend duke punuar si gardian burgu, njoftoi sot e përditshmja "News of Beijing''.

Wang Zhijia, 37 vjeç, ishte arartisur pasi ishte akuzuar zyrtarisht për dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

''Policia zbuloi këtë javë se ai kishte arritur të fillonte punë duke u shtirur si vëllai i tij në një burg në provincën, Anhui, rreth 260 kilometra nga shtëpia e tij në qendër të Kinës'', theksoi e përditshmja.
(s.g/atsh/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›