Berluskoni fiton votëbesimin e parë

Kryeministri italian, Silvio Berluskoni ka fituar votëbesimin e Senatit dhe tani do të përballet me një tjetër votëbesim në Dhomën e Ulët.
Pritet që diferenca në vota të jetë tepër e vogël dhe nëse Berluskoni humbet, vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Të hënën, Berluskoni paralajmëroi ligjvënësit të mos rrezikojnë stabilitetin e vendit me rrëzimin e tij.
Korrespondenti i BBC-së theksoi se Berluskoni dukej shumë serioz në Senat para fjalimeve të fundit, teksa fitorja e tij parashikohej.
Senati votoi pro qeverisë së Berluskonit me 162 vota pro, 135 kundër dhe 11 abstenim.
Ndërsa në dhomën e ulët, fitorja mund të jetë më ngushtë dhe mund të rrëzohet më një ose dy vota. Korrespondentët thonë se edhe nëse ia del të fitojë, do të jetë tepër e vështirë për Berluskonin të menaxhojë një shumicë me një ose dy vota në dhomën e deputetëve.