E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtetet e Bashkuara, me strategji të re për Lindjen e Mesme

Uashington

Pavarësisht nga ndryshimi i strategjisë, SHBA-ja dëshiron të ringjallë procesin e paqes në Lindjen e Mesme. Për këtë arsye këtë të martë udhëton për në Izrael i ngarkuari i posaçëm për Lindjen e Mesme, George Mitchell. Qeveria amerikane do të rrisë presionin ndaj Izraelit, me qëllim që të mund të fillojnë më në fund negociatat për çështjet thelbësore të konfliktit në Lindjen e Mesme. Ministrja e Jashtme, Hillary Clinton, tha gjatë një takimi në Uashington, se është koha për të biseduar për kufijtë e ardhshëm mes Izraelit dhe Palestinës për çështjen e sigurisë, të ndarjes së ujërave territoriale, për çështjen e refugjatëve palestinezë dhe për çështjen e Jerusalemit. Për këtë arsye, ndërmjetësuesi amerikan i bisedimeve George Mitchell këtë të martë pritet për herë të parë qysh prej katër muajsh në Izrael. Ai do të fillojë përsëri ecejaket diplomatike mes Kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu dhe Presidentit palestinez, Mahmud Abaz, një metodë negociatash, që duket në të vërtetë e kapërcyeshme. Por bisedimet e drejtpërdrejta, të cilat kishin filluar në shtator, ishin ndërprerë pas katër javësh. Arsyeja: Izraeli nuk është gati që të ngrijë ndërtimin e ngulimeve në Jordaninë perëndimore. Për palestinezët kjo është ende kusht për bisedimet e drejtpërdrejta për paqe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›