Ferguson me 600 mijë euro më shumë në xhep
Sër Aleks Ferguson do të përfitojë një rritje rroge prej 600 mijë eurosh, pasi ai ka mbushur 24 vjet në krye të pankinës së Mançester Junajtid. Këtë dhuratë nga familja Glejzër, 68-vjeçari skocez do ta përfitojë që prej ndeshjes së ardhshme me Çelsin në “Stamford Bridge”. Tabloidi “The News of the World” pretendon se pronarët amerikanë vendosën këtë shpërblim, për shkak të përvjetorit të 24-t të trajnerit në krye të pankinës së “djajve të kuq”. Aktualisht rroga vjetore e Fergusonit është 4.7 milionë euro në vit. Drejtuesit e klubit pritet të sigurojnë në “Old Trafford” dhe një sërë yjesh të tjerë, si Patris Evra apo Darren Fleçer. Të dyve këtyre futbollistëve u mbeten vetëm 18 muaj kontratë dhe shihen si dy lojtarë ende shumë të vlefshëm për të ardhmen e klubit anglez.