Reforma e inspektorateve synohet reduktimi nga 33 ne 11 te tilla
Përmirësimi i klimës së biznesit, si një nga prioritet kryesore të qeverisë shqiptare, do të thellohet edhe më tepër me realizimin e reformës së inspektoriateve.
Projektligji i inspektoriateve kaloi në Komisionin e Ekonomisë dhe synon të reduktojë numrin e këtyre strukturave nga 33 në 11.
Inspektoriatet do të ushtrojnë kontrolle të koordinuara mbi bizneset.
Procedurat për përmirësimin e klimës së biznesit do të vijojnë me reformimin e inspektoriateve.
Sipas projektligjit për ndërtimin e inspektoriateve, 33 inspektoriate të ndryshme, që ushtrojnë kontroll mbi bizneset do të reduktohen në 11, respektivisht për fushën që mbulon çdo ministri.
Projektligji në fjalë kaloi në komisionin kuvendor të Ekonomisë, ku ishte i pranishëm vetëm një përfaqësues i opozitës, deputeti Andis Harasani.
Së bashku me ndërtimin dhe funksionimin optimal të QKR-së dhe QKL-së, qeveria parashikon që të përmbytet edhe shtylla tjetër kryesore e reformës rregullatore, që është pikërisht reforma e inspektoriateve.
Këto inspektoriate do të shmangin të gjitha pengesat dhe burakracitë që hasin aktualisht bizneset, të cilat i nënshtrohen kontrolleve.