Berluskoni i gatshëm të japë dorëheqjen

Kështu dita e djeshme, e ngjeshur dhe e gjatë nga pikëpamja politike u mbyll me një vendim të tillë. Dita e djeshme ishte një ditë që e privoi kryeministrin nga shumica në Dhomën e Deputetëve ku u votua buxheti.
Prej 316 deputetesh, Silvio Berluskoni fitoi aprovimin e vetëm 308 prej tyre. Në sallë qenë të pranishëm por nuk votuan 321 deputetë, shumica opozitare dhe 11 të shumicës së djathte, ata që iu kundërvunë kryeministrit dhe që në një farë mënyre shkaktuan krizën e tij.
Zërat për dorëheqjen e tij qarkulluan që ditën e djeshme,por kryeministri vendosi të paraqitet në Dhomën e Deputetëve për aprovimin e buxhetit me qëllim që siç tha ai “dua të shoh tradhtarët”
Pas votimit, me verifikimin e listës së votuesve ai pranoi se shumica e kryesuar prej tij gjendet brenda shumë problemeve të mëdha. Ndërkohë që dhe vetë aleatët, i patën kërkuar dorëheqjen kohët e fundit, por kjo nuk ndodhi sepse Berluskoni kishte një besim të madh tek vetja.
Nuk i dihet se cilat do të jetë dhe mënyra e qëndrimit të tij këto ditë, por pritet që ditën e mërkurë në Romë mbërrijnë inspektorët e Bashkimit Evropian dhe specialistët e Bankës Qendrore Europiane dhe do të verifikojnë reformat e bëra. /L. F/Start/
2011-11-09 08:58