FMN: Ekonomia globale mund të zhytet në një dekadë të dështuar

Zonja Lagarde tha se kriza e borxheve në Evropë ka rezultuar në një opinión të pasigurt për ekonominë globale.
Shefja e FMN-së shtoi se teksa përpjekjet për të zgjidhur krizën janë në rrugën e duhur, nevojitet të bëhet më shumë për të rivendosur besimin e tregjeve.
Duke folur nga Kina, Legarde i bëri thirrje Pekinit të ribalancojë ekonominë e tij.
“Nëse ne nuk veprojmë me guxim dhe së bashku, ekonomia anekënd botës rrezikon të futet në një spirale pasigurie dhe paqëndrueshmërie financiare teksa kërkesa globale rrezikon kolapsin”, tha Lagarde.
“Ne mund t’i jemi drejtuar rrezikut që shumë komentatorë e kanë quajtur dekada e dështuar”, shtoi Lagarde./Start/F. Prroni/
2011-11-09 11:22