E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berluskoni: Nuk do të kandidoj më!

“Do të dorëhiqem sapo ligjet të kalojnë, dhe, për sa kohë nuk ka maxhorancë e shikoj të mundshme që zgjedhjet e parakohshme të mbahen në fillim të shkurtit. Unë nuk do të kandidoj në këto zgjedhje”, tha ai.

Ndërkohë që partia e Berluskonit kërkon zgjedhje të parakohshme, opozita kërkon një qeveri të bashkimit kombëtar.

Pritet që Parlamenti italian të miratojë paketën e reformave nga fundi i muajit për të mbështetur ekonominë, e cila është ndikuar keq nga kriza e borxheve e eurozonës./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-11-09 10:43
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›