E Shtunë, 31 Tetor 2026

IAEA: Irani po studion armët bërthamore

Në raportin e saj të fundit për Iranian, IAEA (Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike) thotë se studimi përfshin modele kompjuterësh të cilët mund të përdoren vetëm për të prodhuar një bombë.

Korrespondentët thonë se ky është raporti më i ashpër i Agjencisë Atomike të Energjisë mbi Iranin.
Teherani reagoi menjëherë duke thënë se gjetjet ishin politikisht të motivuara.

“Ky raport është i pabalancuar, joprofesional dhe politikisht i motivuar veçanërisht nën presionin e SHBA-ve”, tha Ali Asghar Soltanieh, i dërguari i Iranit në IAEA./Start/F. P/

                                                                                             2011-11-09 09:28
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›