Speciale/ Pasuesit e mundshëm të Silvio Berluskonit

Një tjetër skenar është ai sipas të cilit partia e Berluskonit mbetet në pushtet por me një lider tjetër. Më poshtë po përmendim disa prej pasuesve të mundshëm të Berluskonit sipas “BBC News”.
Mario Monti
Një nga emrat më të lakuar për të pasuar Berluskonin në postin e kryeministrit është ai i ish-Komisionerit të Konkurrencës së Bashkimit Evropian, Mario Monti. Gjatë shërbimit në këtë post (1999-2004), ai mori llakapin “Super Mario” për këmbënguljen e tij në luftimin e bankave të fuqishme rajonale të Gjermanisë dhe për bllokimin e Bashkimit të “General Electric” me “Honeywell”.
Ish-profesori i ekonomisë nga Lombardia, 68-vjeçari Monti është zgjedhur sëfundmi nga Brukseli për të hartuar një raport për të ardhmen e një tregu të vetëm të Bashkimit Evropian. “Ai ka eksperiencë, dhe anekënd Evropës është një nga personalitetet italiane më me famë”, tha për të, Xhanfranko Fini, kreu i Dhomës së Ulët të Parlamentit italian. Ai mund të ketë kualifikimet dhe lidhjet e nevojshme me Eurozonën, por pyetja është se a do të jetë i gatshëm koalicioni i Berluskonit t’ia dorëzojë frerët një lideri të pazgjedhur (të cilin nuk e rivotoi për në Komisionin Evropian në vitin 2004).
Xhiani Leta
I konsideruar Gjerësisht si krahu i djathtë i Berluskonit, Xhiani Leta gëzon mbështetjen e partisë qeverisëse. Megjithatë, ai mund të vuajë nga lidhja që mund t’i bëjnë me dështimet e qeverisë aktuale. Ish-gazetari dhe prezantuesi televiziv nga L’Akuila ka shërbyer si shef i stafit në të tria qeveritë e Berluskonit. Lidhjet e tij me Berluskonin datojnë herët në vitet 1980, kur Leta u bashkua me “Fininvest group”.
Në vitin 2006 ai dështoi në përpjekjen e tij për t’u zgjedhur President i Italisë, një post që u mor nga ish-komunisti Xhorxho Napoletano. 76-vjeçari Xhiani Leta është një vit më i moshuar se Berluskoni, i cili gjatë kësaj vere është shprehur se do donte ta shikonte atë si President, por Silvio tanimë është shprehur se pasuesi i tij më i mirë mund të ishte Anxhelino Alfano.
Anxhelino Alfano
I zgjedhuri i Berluskonit si pasues i tij është vetëm 41 vjeç, çka e bën atë ministrin më të ri të Drejtësisë në historinë moderne të Italisë. Ai njihet si arkitekti i ligjit të shumë kontestuar që mbronte Berluskonin nga ndjekja penale, sipas një profili nga “The Daily Telegraph”.
“Ligji Alfano” siguroi imunitet për katër zyrtarët politikë më të lartë të Italisë, për Presidentin, dy kryetarët e Dhomave të Parlamentit dhe për Kryeministrin – para se të rrëzohej si ligj në vitin 2009. Një mbështetës i Berluskonit që prej mesit të viteve 1990, ish-avokati nga Sicilia është shtyrë në lidershipin e “Partisë së Lirisë” këtë verë, pasi partia humbi zgjedhjet lokale në Milano dhe Napoli.
Renato Skifani
Sikurse edhe shoku i tij Anxhelino Alfano, kreu i Senatit është një avokat mbështetës i Berluskonit si dhe anëtar i partisë së tij prej një kohe të gjatë.
Para se të zgjidhej kreu i Senatit në vitin 2008, ai ishte kreu i grupit parlamentar të partisë së Berluskonit në Senat. Me postin që mban aktualisht, Skifani do të mund të bëhej automatikisht kreu i shtetit nëse Presidenti do të ndërronte jetë gjatë kohës që mban këtë post. Handikapi politik i 61-vjeçarit është se sikurse edhe Alfano dhe Leta, ai është kaq shumë i lidhur me kryeministrin aktual të Italisë, Silvio Berluskoni.
/Start/Fatjon Prroni/
2011-11-09 12:29