E Diel, 1 Nëntor 2026

Berluskoni kërcënon të bijën: U futë në politikë, të heq trashëgimin

Marina dhe Silvio Berluskoni

Ish- kryeministri italian është i prerë në lidhje me pjesëmarrjen e vajzës së tij të  madhe në jetën politike. Nëse Marina Berluskoni do të kandidohet për kryetare në PDL i ati ka kërcënuar se do t`i heq trashëgimin.

Ky nuk është një thashetheme por një deklaratë që ish- Kryeministri italian e ka bërë para të gjitha medieve në kohën e mbylljes së procesit gjyqësore Mills. Pyetjes së gazetarëve në lidhje me kandidimin e së bijës në krye të PDL-së Berluskoni i është përgjigjur: Në asnjë mënyrë, do t`i hiqja trashëgimin.

Ndërkohë që në të njëjtën konferencë ish- kryeministri italian ka folur në lidhje me reformat ekonomike që po bënë pasardhësi i tij Mario Monti. Keni një qeveri të re, shijojeni dhe lëreni të punojë, është shprehur Berluskoni.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›