Berluskoni mberrin ne Tirane
Mberriti ne Shqiperi per here te dyte pas gjashte vitesh kryeministri italian, Silvio Berluskoni.Avioni i shefit te qeverise italiane u ul ne aeroport rreth ores 11.00, ndersa ne keto momente ndodhet ne nje takim me kryeministrin Sali Berisha.Tema kryesore e takimit mes tyre do te mbetet energjitika.Nje investim, italian ne Gadishullin e Karaburunit per perfitimin e energjise nga era dhe projekti i rigazifikimit ne grykederdhjen e Semanit pritet te jene marreveshjet qe do te nenshkruhen mes Berishes dhe Berluskonit. Pas disa minutash te dy kreret do te mbajne nje konference per shtyp ku do te flasin per keto projekte.Kryeministri Berluskoni do te takohet edhe me presidentin Bamir Topi.Pas takimit do te mbahet nje dreke zyrtare ku do te jene te pranishem edhe Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe kryetari i Partise Socialiste dhe njekohesisht dhe kryebashkiaku i Tiranes, Edi Rama.