Berluskoni ne prag te doreheqjes

Ne Itali interesat e bonove te thesarit me afat 10-vjecar arriten ne 7 per qind nje dite pasi kryeministri Berluskoni njoftoi se do te jape doreheqjen pasi Parlamenti te miratoje reformat e domosdoshme ekonomike qe synojne stabilizimin e ekonomise italiane. Kryeministri italian eshte nen presionin e udheheqesve te Eurozones qe te siguroje miratimin e reformave buxhetore me shkurtime ne shpenzime per te shmangur nje krize financiare si ajo e Greqise.
Partite opozitare thane sot se kerkojne miratimin e shpejte te reformave buxhetore te cilat kryeministri italian Silvio Berluskoni ka premtuar se do ti realizoje para se te jape doreheqjen.
Parlamentari Elio Lanuti i Partise Italia e Vlerave thote se ne kete kohe trazirash ekonomike duhet zgjidhur sa me pare kriza politike
Me vazhdimin e krizes dhe nderkohe qe Italia vuan shpresoj se do te gjejme nje qeveri qe te na jape nje mase kredibiliteti nderkombetar dhe te lejoje vendin te vere ne zbatim reformat qe nuk ka arritur ti realizoje zoti Berluskoni.
Kryeministri italian ka thene se do te jape doreheqjen sapo parlamenti te miratoje reformat ekonomike te kerkuara nga Bashkimi Evropian. Karriera publike 17 vjecare e kryeministri Berluskoni eshte karakterizuar nga skandale e trazira politike.
Ai u shpreh dje se nuk sheh alternative tjeter per vendin pervec zgjedhjeve te parakoheshme
Dua ti kerkoj opozites ne parlament ti miratoje keto masa stabilizuese dhe pas miratimit te Ligjit te Stabilitetit qe do te permbushe kerkesat e Evropes dhe Eurozones do te jap doreheqjen. Nuk eshte ne doren time te marr vendime qe i takojne kreut te shtetit por i vetmi opsion qe shoh jane zgjedhjet e reja.
Largimi i Berluskonit nga skena politike ngre nje numer pikepyetjesh per te ardhmen e partise se tij. Por shqetesimi kryesor mbetet suksesi i qeverise se ardhshme e cila do ta marre pushtetin ne nje kohe qe vendi vuan nen barren e nje borxhi prej 2.6 trilione dollaresh.
Nderkaq normat e hua-marrjes per Italine u rriten me tej sot duke kaluar masen 7 per qind. Rritja e interesit ne 7.36 per qind per bonot 10 vjecare te thesarit eshte nje ogur shqetesues per gjendjen financiare te ekonomise se trete te eurozones.