Fullani propozohet nga presidenti per postin e guvernatorit te Bankes Qendrore

Ne Shqiperi presidenti Bamir Topi propozoi sot guvernatorin aktual Ardian Fullani per nje mandat te dyte ne krye te Bankes Qendrore te Shqiperise. Propozimi i tij vjen pasi parlamenti miratoi javen e shkuar 6 emra te rinj per ne Keshillin Mikqyres te Bankes mes te cileve dhe riperteritja e mandatit si anetar i ketij bordi per zotin Fullani. Opozita reagoi negativisht ndaj propozimit te presidentit Topi. Ne kendveshtrimin e Partise Socialiste nuk eshte kandidature e gabuar eshte kandidatura me e gabuar. Mundesia e nje mandati te dyte per zotin Fullani eshte pamundesi per te riparuar demet e konsiderueshme te mandatit te tij te pare u shpreh permes nje deklarate per shtyp kryetari socialist Edi Rama sipas te cilit zoti Fullani ka bere nje drejtim te politizuar dhe te papergjegjshem te Bankes se Shqiperise. Socialistet paralajmerojne voten e tyre kunder. Megjithate ne ndryshim nga kandidatura e pak diteve me pare per kryetarin e Kontrollit te larte te Shtetit zotit Sali Shehu e cila u kundershtua nga shumica me argumentimin se presidenti nuk u konsultua me pare me parlamentin kete here propozimi i zotit Fullani pritet te kaloje pa polemika te reja duke qene se emri i tij si anetar i Keshillit Mbikqyres eshte propozuar nga qeveria.