Berlusconi paralajmëron dorëheqje

Kryeministri italian, Silvio Berlusconi, thotë se nuk do të kandidojë më për kryeministër, nëse Italia mban zgjedhje të parakohshme.
Berlusconi u zotua se do të qëndrojë në pushtet, derisa parlamenti të ketë miratuar reformat buxhetore me qëllim të parandalimit të rënies së Italisë në krizën e borxheve të eurozonës.
Por, Presidenti Giorge Napolitano, ka thënë se do të fillojë konsultimet me partitë politike vetëm pasi masat e reja shtrënguese të jenë miratuar.
Berlusconi dhe partia e qendrës së djathtë e tij duan zgjedhje të parakohshme, ndërsa opozita ka bërë thirrje për një qeveri të unitetit kombëtar.