Dell Ideja e ndarjes se Kosoves - pasqyrim i mungeses se imagjinates ne Beograd

Ambasadori amerikan ne Kosove Christopher Dell tha ne nje interviste per Zerin e Amerikes se idete e Beogradit per ndarjen e Kosoves jane te tejkaluara. Ai terheq verejtjen se interesat e Beogradit jane te ndryshme nga serbet ne veriun e Kosoves te cileve duhet krijuar hapesire per te punuar me Prishtinen dhe komunitetin nderkombetar. Ne intervisten dhene korrespondentit tone ne Prishtine Besim Abazi ambasadori Dell flet edhe per skenen politike te Kosoves dhe kritikat qe i jane bere per nderhyrje ne zhvillimet e atjeshme.
Zeri i Amerikes E keni cilesuar skenen politike ne Kosove si te papergjegjshme. Ju e njihni Kosoven dhe keni sherbyer ne Kosove ne dy periudha. A ishte keshtu gjithmone apo po flasim per nje degradim te kesaj skene politike
Christopher Dell Mendoj se duhet te sqaroj pershtypjen e gabuar qe eshte krijuar nga gazetaria e papergjegjshme e disa medieve lidhur me ate se cfare kam thene. Une kam bere nje paraqitje qe synonte te analizoje pergjegjesine e komunitetit nderkombetare dhe rolin e tij per tere ate qe ka shkuar mire apo keq ne 12 vitet e fundit ne Kosove. Konstatimi ishte thjeshte se duke mos lejuar kosovaret qe te marrin pergjegjesine per qeverisjen e tyre e kemi nxitur nje atmosfere te papergjegjesise. Une i kame pare disa komente ndryshe tek Koha Ditore e cila i kishte shtremberuar per ti shnderruar ne kritika ndaj qeverise aktuale. Ajo cfare kam dashur te them ne paraqitjen time ishte se qe nga zgjidhja e krizes politike ne prillin e ketij viti per here te pare Kosova ka mundesine qe te perqendrohet me shume ne ceshtjet e qeverisjes sesa ne ceshtjet e krizave. Ajo cfare po shohim ne fakt eshte qeverine e cila po perqendrohet ne ceshtjet e konsiderueshme qeverisese me te cilat perballet Kosova sot. Besoj se kjo e sqaron per shikuesit tuaj ate qe kishim ne mendje. Ajo nuk ishte ne funksion te lojes se zakonshme te krijimit te kryetitujve te zeshem qe nxisin pikepamje tendencioze politike ne sherbim te interesave private politike te maskuara me gazetari objektive.
Zeri i Amerikes Ne kete kuader Zoti Ambasador cfare eshte shkalla e demokracise ne Kosove A jeni i kenaqur me te
Christopher Dell Kosova ka mjaft demokraci dhe jam i kenaqur me shkallen e saj. Ajo per te cilen Kosova ka me shume nevoje eshte qeverisja. A jemi te kenaqur me te. Jo kjo eshte nje pune ne zhvillim. Nese i pyesni qytetaret e zakonshem amerikan nese jane te kenaqur me cilesine e qeverisjes ne Shtetet e Bashkuara do te kete shume qe do te thone jo. Nuk eshte nje ceshtje qe perfundon eshte gjithmone nje proces. Mendoj se ka pasur shume perparim kete vit. Fakti se nuk kemi krize ditore ne fakt media ketu lufton qe te sajoje krize por nuk kane sukses sepse ska atmosfere krize - eshte pasqyrim i faktit deri ne ate shkalle ne te cilen qeveria insiston per tu perqendruar ne agjende. Kjo i ka lene disa persona te frustruar te cilet kryesisht jane rritur ne stil te vjeter ne shkolle te vjeter te cilet kane mesuar si te perfitojne nga kjo mungese e qeverisjes nga kjo ndjenje e krizes se vazhdueshme.
Zeri i Amerikes Ambasador nje prej sfidave qe eshte perfshire edhe ne dokumentet nderkombetare sic eshte edhe raporti i Progresit i KE-se eshte edhe lufta kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit ne Kosove. A ka levizje pozitive ne kete kuader
Christopher Dell Nje nga ceshtjet e vlefshme eshte qe njerezit flasin per korrupsionin dhe krimin e organizuar qe mendoj mbeten sfida ketu ndryshe nga qeverite e kaluara kur nuk kemi pare njerezit te flasin per zyrtaret e larte. Kjo eshte pasqyrim i cilesise se permiresuar te qeverisjes dhe te mundesive. Nuk po them se gjendja eshte e perkryer Askush nuk do te besonte nje gje te tille ne sigurisht nuk e besojme por mendoj se ka shenja perparimi. E di se presidentja eshte personalisht e perkushtuar per te punuar shume ne ceshtjet e korrupsionit dhe per tu siguruar se vlerat e pergjegjesise ndershmerise perkushtimit dhe perqendrimit ne pergjegjesite e figurave politike te shnderrohen ne kulture te qeverisjes ketu.
Zeri i Amerikes Zoti Ambasador sfida kryesore jo vetem per institucionet e Kosoves por edhe per ato nderkombetare eshte gjendja ne veriun e Kosoves status quoja e cila po vazhdon tashme disa muaj me bllokim rrugesh etj. Si te tejkalohet kjo situate
Christopher Dell eshtja me e rendesishme eshte zgjidhja e ceshtjes se barrikadave dhe pastaj te krimineleve te organizuar qe jane ne linje me te ashtuquajturen udheheqje politike ne veri qe ne fakt pengojne qytetaret e zakonshem per te jetuar jete normale dhe pengojne ata qe duan te angazhohen ne procesin e diskutimit me Kosoven per te ardhmen e tyre. Viktimat e para te kesaj situate jane qytetaret qe jetojne ne veri. Dhe qytetaret qe kane menduar me vete se mund te punojne me Kosoven dhe do te deshironin te kishin mundesine per te provuar kete jane subjekte te dhunes dhe frikesimit te atyre qe thone se veprojne ne emrin e tyre. Mendoj se puna jone eshte te punojme per te krijuar hapesiren per ata qytetare qe duan te bisedojne me autoritetet ne Prishtine me komunitetin nderkombetare e madje edhe me Beogradin se si te gjendet nje modus vivendi. Per te krijuar hapesiren qe ata te angazhohen me ne. Per nje kohe te gjate kemi lejuar Beogradin qe ai vetem ai te flase ne emer te serbeve apo qe te ashtuquajturit udheheqes paralel strukturat e paligjshme ne veri te flasin ne emer te qytetareve atje. Nuk e mohoj se ata kane disa interesa te perbashketa por interesi i Beogradit i shtetit serb eshte ndryshe nga qytetaret e Kosoves qe kane qelluar te jene serb etnik. Interesat e grupeve kriminale te lidhur me te ashtuquajturit politikane nuk jane te njejta me qytetaret e zakonshem. Dhe njerezit me te cilet nuk kemi biseduar kurre se cfare vertete duan jane qytetaret e zakonshem qe jetojne ne veri prandaj mendoj se ata duhet te jene caku yne dhe rruga perpara.
Zeri i Amerikes Por si te arrihet tek qytetaret serbe ne veri qe jane prapa barrikadave dhe nen ndikimin e Beogradit
Christopher Dell Se pari duhet te shohim KFOR-in dhe EULEX-in duke e bere punen e tyre. Te largojne barrikadat te kontrollojne vendkalimet e paligjshme kufitare ti hapin rruge sundimit te ligjit dhe te crrenjosin nese mund te shprehem kesisoj elementet kriminale qe jane te gatshem te perdorin dhunen granatat e dores te qellojne njerezit te frikesojne femijet e te tjereve te shpartallohen ata dhe atehere do te shohim ate hapesire te krijohet dhe kjo duhet te behet ne muajt qe vijne.
Zeri i Amerikes A do te duhej KFOR-i dhe EULEX-i te perdornin forcen per largimin e barrikadave
Christopher Dell Une nuk jam ushtarak Nuk do te provoje te flase per taktikat dhe metodat qe ata duhet te perdorin. Qartazi kjo kerkon nje trysni mund te kerkoje nje perdorim te forces nese mund te them keshtu por qartazi qellimi eshte qe te kete perdorim te shkalles me te ulte forces qe eshte edhe arsyeja pse KFOR-i deri tash i eshte qasur ne menyre shume delikate situates me barrikadat. Sigurisht nuk duam te shohim askend qe te lendohet. Kjo nuk nenkupton se sa here qe perballeni me dike qe eshte i gatshem te perdore dhunen zgjidhja juaj eshte te terhiqeni. Ne nje pike duhet perballur me kete.
Zeri i Amerikes Beogradi tashme hapur e ka kerkuar ndarjen e veriut. Si te gjendet zgjidhja ndermjet ketyre kerkesave dhe situates aktuale
Christopher Dell Keto jane ide te tejkaluara qe pasqyrojne qasjen e politikes se jashtme te shekullit te 19-te qe nuk shohin pertej idese se marredheniet ndermjet shteteve duhet te ndertohen pergjate kufijve perkatesive etnike ne vend te koncepteve bashkekohore evropiane te shekullit 21 per heqjen e kufijve menjanimin e pengesave per levizjen e lire te njerezve dhe mallrave. Ideja e ndarjes eshte pasqyrim i mungeses se imagjinates ne Beograd. Njerezit qe do te pesonin nga nje politike e tille jane komunitetet pakice ne Kosove. shte prekes fakti se udheheqja e pergjegjshme e serbeve ne pjesen jugore te Kosoves qofte kryetaret e komunave e madje edhe drejtuesit e kishes ortodokse e thone me nje ze se jane kunder ndarjes meqe kjo do te ishte keq per komunitetin e tyre. Shpresoj se ne javet qe vijne para 9 dhjetorit Beogradi ka mundesi te mendoje per kete dhe do te filloje te mendoje per nje qasje me konstruktive dhe me moderne per zgjidhjen e ketyre sfidave.
Zeri i Amerikes Ambasador e permendet ceshtjen e synimeve te Serbise per te marre statusin e vendit kandidat per anetaresim ne BE dhe nje prej kushteve eshte vazhdimi i bisedimeve me Kosoven qe tashme jane nderprere. A jemi ne fakt ne prag te deshtimit te ketyre bisedimeve
Christopher Dell Mendoj se meqe ka nje rritje te mirekuptimit per realitetin e ri dhe mirekuptimit per rendesine e kesaj per aspiratat evropiane ka shprese per qasje te re qe do ta risjelle Beogradin ne tryezen e bisedimeve dhe mund te rifillojme te punojme ne ceshtjet qe cojne procesin perpara.
Zeri i Amerikes A flasin SHBA dhe Bashkimi Evropian me nje ze per te ardhmen e Kosoves dhe posacerisht per veriun e saj
Christopher Dell Nje gje qe me ka bere pershtypje si nje zhvillim pozitiv i rendesishem qe nga ngjarjet e 25 korrikut eshte konvergjenca ndermjet Washingtonit dhe Brukselit. Nje nga rezultatet pozitive te ngjarjeve te muajve te fundit ishte shtimi i saj. Kjo eshte lehtesuar shume nga qendrimet e kancelares gjermane Angela Merkel ne muajin gusht ne Beograd dhe ne po punojme shume mire se bashku.
Zeri i Amerikes Kosova dhe Serbia synojne Bashkimin Evropian. Cilat jane gjasat e tyre per kete integrim Folem per Beogradin qe eshte afer statusit te vendit kandidat por si e shihni Kosoven cilat jane mundesite e saj te qene me afer integrimeve
Christopher Dell Mendoj se gjasat jane relativisht te mira. E dime se Serbia eshte me larte ne liste. Por evropianet jane perkushtuar qe sa here qe Serbia ben nje hap Kosova te beje nje hap. Nese serbet fillojne te levizin perpara jam i bindur se evropianet do ti respektojne perkushtimet e tyre dhe ne do te shohim perparim ne marredheniet ndermjet Prishtines dhe Brukselit. Me e rendesishmja eshte qe te kerkohen zgjidhje evropiane per sfidat perpara. Dhe per aq sa Kosova do te kerkoje intensivisht zgjidhje evropiane per shume gjera kjo do te pasqyrohet pozitivisht ne qasjen edhe te vendeve anetare te BE-se qe nuk kane e kane njohur Kosoven.
Zeri i Amerikes Shume njerez ne Kosove jane te brengosur qe nese Serbia afrohet me shume me BE-nje para Kosoves ajo do te jete ne gjendje te bllokoje Kosoven. A jeni ju i shqetesuar per kete
Christopher Dell Nuk me takon mua te flase per ceshtje te brendshme te BE-se meqe nuk jemi anetare por ate qe kame degjuar ne menyre te vazhdueshme nga diplomatet dhe perfaqesuesit e BE-se eshte se nuk ka me Qipro. Bashkimi Evropian e pranon se anetaresimi i Qipros pa zgjidhjen e problemit te Qipros veriore me Turqine ishte gabim thelbesore qe ka i ka shkaktuar shume veshtiresi BE-se. Mendoj se zgjidhjet duhet te gjenden para se Serbia te behet anetare e BE-se
Zeri i Amerikes Ambasador te kthehemi tek ceshtje me personale. A po largoheni nga Kosova
Christopher Dell Jo. Jo se shpejti. Mandati im eshte trevjecar dhe ato perfundojne ne veren e ardhshme.
Zeri i Amerikes Ka pasur mjaft kritike sa i perket punes suaj qofte nga qarqe te caktuara apo edhe ndonje partie politike qe u kane kritikuar juve per nderhyrje e ndikim te madh ne zhvillimet ne Kosove. Si u pergjigjeni ketyre
Christopher Dell Nese kemi ndonje ndikim ne Kosove kjo ndodhe per shkak te nje periudhe te gjate qe na kthen prapa ne kohen para vitit 1999. Shtetet e Bashkuara kane punuar ngushte me udheheqjen e Kosoves. Pararendesit koleget e jam i sigurt edhe pasardhesi im do te vazhdojne te punojne ngushte me Kosoven ne menyren e njejte. Dhe keto marredhenie te fuqishme jane te mbeshtetura ne besimin e ndersjelle besimin ne mbajtjen e fjales. Dhe kjo krijon ndikim. Nese njerezit mendojne se eshte keq te mbash fjalen nese mendojne se besimi ndermjet Shteteve te Bashkuara dhe Kosoves eshte gje e keqe atehere e pranoj kritiken si te vlefshme. Ne anen tjeter nese njerezit e kuptojne se ky besim ka krijuar nje partneritet qe na ka mundesuar te mbeshtesim Kosoven dhe perpjekjet e saj per tu bere shtet i pavarur per te forcuar qeverisjen e saj dhe te ndertoje ekonomine e saj atehere e hedh poshte kritiken.