Kriza po forcon partitë ekstremiste

Duke nisur nga Partia e Frontit Kombëtar e Marine Le Pen, e cila sipas sondazheve mund të mundë Nicolas Sarkozy në garën për president të Francës, në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, nga Skandinavia e deri në Hungari, lëvizjet anti-emigracion, anti-BE dhe nacionaliste janë duke u fuqizuar ndjeshëm.
Sipas një studimi, janë 14 partitë e këtij lloji që po rriten vazhdimisht në të gjithë Bashkimin Evropian, midis të cilëve më shqetësuese duken Partia Austriake e Lirisë dhe lëvizja ultranacionaliste, e quajtur Partia Kombëtare Britanike.
Sipas një studimi të kryer midis të regjistruarve në “Facebook” në faqet e këtyre partive, zbulohet se një shumicë dërmuesve e mbështetësve të grupimeve janë meshkuj midis 20-30 vjeç, shumë prej tyre me probleme punësimi.
Është pikërisht kjo mosha më e predispozuar për të krijuar revolucione apo protesta të dhunshme, siç tregojnë dhe shembuj të pafundmë historikë.