E Diel, 1 Nëntor 2026

Berluskoni në rrezik, Prokuroria kërkon 5 vjet burg

Pesë vjet burg për Silvio Berluskonin janë kërkuar nga Prokuroria e Milanos gjatë seancës së radhës të gjyqit Mills. Prokurori Fabio de Paskuale, e justifikoi kërkesën e tij me faktin se avokati anglez Dejvid Mills gënjeu në gjyq për të mbrojtur ish-kryeministrin e Italisë.
Sipas prokurorit, ekipi i mbrojtës i Berluskonit ka ngecur në vitin 2006, pasi pas gjashtë vjetësh vazhdojnë të pretendojnë se klienti i tyre nuk dinte asgjë për korrupsionim, megjithëse dokumentat e tyre janë të rreme. Pala e akuzës pretendon se avokati Mills krijoi operacione të shtrenja dhe të komplikuara bankarë për të mos lejuar zbulimin e të vërtetës.
Gjyqi `Mills` është një prej problemeve të shumta penale që Berluskoni kishte që para

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›