Siri, Asad kërkon referendum

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Asad, ka urdhëruar organizimin e referendumit për Kushtetutën e re, që do të mbahej më 26 shkurt. Draft-dokumenti raportohet se përmban një klauzolë që e përshkruan partinë e Asadit, Baath, si “udhëheqëse të kombit dhe të shoqërisë”.
Referendumi është shpallur të mërkurën, ndërsa shtypja vdekjeprurëse që ushtron regjimi ndaj protestuesve anti-qeveritarë, ka hyrë tashmë në muajin e 11-të.
Grupet opozitare kanë kërkuar ndryshime në Kushtetutë, por tani shprehen se nuk pranojnë asgjë më pak se largimin e Asadit. Ky i fundit po përballet me kërkesa të vazhdueshme të komunitetit ndërkombëtar për lënien e pushtetit ose t`i japë fund dhunës.
Siria është përfshirë nga protestat antiqeveritare që nga marsi i vitit të kaluar dhe që nga ajo kohë kanë humbur jetën mijëra njerëz.