Irani avancon programin bërthamor
Irani ka bërë të ditur se, të mërkurën, do të instalojë shufra bërthamore në njërin nga reaktorët e Teheranit.
Zyrtarët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare kanë thënë se ceremonia e instalimit do të ndiqet edhe nga presidenti Mahmud Ahmadinexhad.
Kreu iranian pritet të bëjë publik avancimin në programin bërthamor, si dhe ndërtimin e centrifugave të reja të pasurimit të uraniumit.
Irani thotë se pasuron uraniumin për qëllime civile, duke përfshirë edhe trajtimin e kancerit, por Perëndimi dyshon se Republika Islamike synon krijimin e armëve bërthamore.
SHBA dhe BE kanë miratuar një sërë sanksionesh që godasin indistrinë e naftës së Iranit si dhe Bankën Qendrore të këtij vendi.