Egjipti mban zgjedhjet presidenciale në maj

Fundi i muajit maj do të shënojë mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale në Egjipt, kohë kjo e përcaktuar nga vetë udhëheqësit ushtarakë.
Këto do të jenë zgjedhjet e para për president që kur sunduesi veteran, Hosni Mubarak, u rrëzua nga pushteti një vit më parë.
Kandidatët do të kenë gjashtë javë kohë për fushatë. Sipas rregullave të caktuara në referendumin e vitit të kaluar, presidentët e ardhshëm të Egjiptit do të jenë të kufizuar në dy mandate katërvjeçare.
Zgjedhjet presidenciale synojnë të përmbushin kërkesat e qytetarëve që bëjnë thirrje për transferimin e pushtetit ushtarak në një qeveri civile.