Norvegji, kleriku islamik para gjyqit

Kleriku islamik i Irakut, Mullah Krekar, është paraqitur para gjykatës në Norvegji. Krekar, emri i vërtetë i të cilit është, Najmedin Faraj Ahmad, akuzohet se ka bërë kërcënime me vdekje, konkretisht kundër një ish-ministri të Qeverisë norvegjeze.
Krakar është themelues i Ansar al-Islamit, grupit radikal të kurdëve irakianë. Procesi i ekstradimit nga Norvegjia ka nisur në vitin 2003, por ai mbetet në vazhdim e sipër, pasi ligji norvegjez ndalon largimin e Krekarit në Irak, përderisa ai rrezikon dënimin me vdekje.