E Diel, 1 Nëntor 2026

Berluskoni në telashe, prokuroria kërkon 5 vjet burg

Itali- Pesë vjet burg për Silvio Berluskonin janë kërkuar nga Prokuroria e Milanos gjatë seancës së radhës të gjyqit Mills. Prokurori Fabio de Paskuale, e justifikoi kërkesën e tij me faktin se avokati anglez Dejvid Mills gënjeu në gjyq për të mbrojtur ish-kryeministrin e Italisë.

Sipas prokurorit, ekipi i mbrojtës i Berluskonit ka ngecur në vitin 2006, pasi pas gjashtë vjetësh vazhdojnë të pretendojnë se klienti i tyre nuk dinte asgjë për korrupsionim, megjithëse dokumentat e tyre janë të rreme. Pala e akuzës pretendon se avokati Mills krijoi operacione të shtrenja dhe të komplikuara bankarë për të mos lejuar zbulimin e të vërtetës.

Gjyqi ‘Mills’ është një prej problemeve të shumta penale që Berluskoni kishte që para se të bëhej kryeministër, por imuniteti dhe ligjet që ai miratonte sipas qejfit, e mbronin nga gjykimi, tashmë që është një qytetar i thejshtë, Kavalieri duhet të përballet me të gjitha akuzat ndaj tij.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Videoskandali- Prokuroria kërkon 2 vjet burg dhe 1 milionë lekë gjobë për Ilir Metën Tiranë- Pretenca për çështjen e video-përgjimeve Meta-Prifti u dha sot...
  2. Korçë- Babai tutor, Prokuroria kërkon 15 vite burg Korçë- Prokuroria e Korçës ka kërkuar 15 vite burg për...
  3. Llupo kërkon lirinë, Prokuroria: Të shtyhen edhe 3 muaj afatet e paraburgimit Tiranë- Agim Llupo ka kërkuar lirimin e tij pasi kanë...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›