E Diel, 1 Nëntor 2026

BE dënon referendumin në Mitrovicë: Sështë zgjidhje, nevojitet dialog

Bruksel- Bashkimi Europian ka dënuar mbajtjen e referendumit nga serbët e veriut të Kosovës duke nënvizuar se në zgjidhjen e problemit arrihet vetëm përmes dialogut dhe negociatave.

Lidhur me këtë çështje, Maja Koçijançiç, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton ka shtuar se BE prej kohësh ka bërë apel për një zgjidhje të situatës në veriun e Kosovës.

Qëllimi ynë për këtë çështje është shumë i qartë. Kemi kohë që e themi se ka një situatë të veçantë në veri e cila ka nevojë për zgjidhje. Por as barrikadat, dhuna dhe as referendumet nuk janë zgjidhja. Tek ajo mbërrihet vetëm nëpërmjet këshillimeve dhe dialogut.- tha Koçijançiç.

Sa i takon marrjes së statusit kandidat për Beogradin, zëdhënësja e Ashton ka shtuar se mesazhi për Serbinë ishte mëse i qartë në mbledhjen e dhjetorit.

Unë besoj se konkluzionet e këshillit, në dhjetorin e kaluar, ishin shumë të qarta. Kjo çështje është në axhendën e Këshillit në fund të këtij  muaji, dhe i takon këtij të fundit të marrë vendimin e duhur, duke u bazuar në atë çfarë thamë në dhjetor.- tha më tej Koçijançiç.

Ndërkaq ditën e sotme ka vijuar referendumi i mbajtur nga serbët e veriut të Kosovës të cilët do të hedhin votën e tyre nëse duan apo jo të pranojnë institucionet e Kosovës.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Tensionet në Kosovë, Rasmussen: Nuk zgjidhen vetëm me ushtarë, nevojitet dialog Bruksel- Trupat e NATO-s në Kosovë nuk do të pakësohen...
  2. Tiranë, MPJ denon dhunën në Mitrovicë Tiranë- Ministria e Punëve të Jashtme në Tiranë, ka reagur...
  3. Stefano Sannino: Nevojitet dialog pozitë-opozitë Edi Rama, kryetar i Partisë Socialiste zhvilloi sot një takim...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›