Referendumi, Tirana zyrtare: Si shërben askujt, i frymëzuar nga Beogradi
Tiranë- Referendumi që po mbahet nga serbët e Mitrovicës është cilësuar nga Ministria e Jashtme shqiptare si i jashtëligjshëm dhe në kundërshtim me aspiratat integruese të grupeve etnike në Kosovë.
Ndonëse i paligjshëm dhe pa efekte juridike, ky referendum nuk i shërben aspak interesit të komuniteteve etnike për tu integruar plotësisht në jetën sociale, ekonomike e politike të shoqërisë së Republikës së Kosovës- thuhet në deklaratën për shtyp të MJ-së.
Tirana zyrtare ka shtuar se ky referendum po frymëzohet nga serbët dhe strukturat e tyre paralele që operojnë në veri të vendit.
Ministria e Punëve të Jashtme ndjek me vemendje zhvillimet në veri të Republikës së Kosovës dhe shpreh shqetësimin për mbajtjen e një referendumi, të organizuar nga strukturat paralele serbe dhe të frymëzuara nga Beogradi- vijon më tej deklarata e Ministrisë së Jashtme.
Ndërkaq MJ-ja ka shtuar se referendumi nuk i shërben aspak dialogut mes Kosovës dhe Serbisë sa i takon procesit të integrimit të dy vendeve.
Mbajtja e këtij referendumi nuk i shërben as klimës së dialogut Kosovë-Serbi, një proces i domosdoshëm për të zgjidhur çështje të rëndësishme për qytetarët e Kosovës e Serbisë, dhe tregues cilësor i maturisë së tyre në procesin e integrimit Evropian.- përfundon deklarata e Minsitrisë së Jashtme.
Ndërkohë sot është dita e dytë që serbët e veriut të Kosovës po mbajnë referendumin nëse duan apo jo ti respektojnë institucionet e Kosovës. Ndërkaq referendumi është cilësuar i jashtëligjshëm nga Kosova, faktori ndërkombëtar ndërsa edhe Serbia është shprehur kundër mbajtjes së tij.
Dorina Bilbili/IDEA
Shkrime të tjera me interes:
- Tirana zyrtare: Albin Kurti si ekstremistët serbë Tiranë- Nisma e lëvizjes Vetëvendosja për bllokimin e pikave kufitare...
- Jahjaga nga Mynihu: Kosova nuk pranon shtesa në emërtim Mynih- Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, gjatë vizitës së saj...
- Ligji i mbetjeve, Partia e Gjelbër: Referendumi do t’i thotë ‘JO’ Tiranë- Referendumi do ti thotë një ‘JO’ të madhe ligjit...