Gjykata lë në burg 3 gardistët e 21 janarit, liron të 4-tin
Gjykata ka lënë 30 ditë në burg tre gardistët të dyshuar se kanë qëlluar me armë në demontratën e 21 janarit ndërsa ka dhënë masën “detyrim paraqitje” për gardistin e katërt.
Gjykata ka dhënë masën e sigurisë me burg për tre efektivët e Gardës së Republikës Mark Nikolli, Sadik Çela dhe Gazmend Ahmetaj ndërsa ka dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” për Agron Malajn.
Katër gardistët të cilët dyshohen se kanë qëlluar me armë në demonstratën e 21 janarit kanë dalë sot përpara togave të zeza ku janë njohur me masën e sigurisë që Gjykata e Tiranës e ka dhënë në mungesë.
Tre efektivët e gardës sipas vendimit të Gjykatës do të qëndrojnë 30 ditë burg ndërkohë që gjatë kësaj kohe, prokuroria duhet të gjejë prova të reja për të arrestuarit dhe për përfshirjen e tyre në vrasjet e 21 janarit.