Pacolli: Deri në frymën e fundit

Kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli i vetëdijshëm për vonesën në krijimin e koalicionit qeveritar, ka komunikuar me qytetarët në një mënyrë tjetër. Ai në rrjetin e tij Facebook ka thënë se vonesat po vijnë për shkak se AKR ka vendosur në qendër të bisedimeve interesin e qytetarit.
"Të dashur miq, në këtë momente jemi të koncentruar vetëm në problematiken që lidhet ngushtë me qytetarët dhe shtetbërjen e Kosovës. Kemi vonesë në formimin e koalicionit pikërisht sepse AKR e ka vendosur qytetarin dhe interesat e tij në qendër të bisedimeve”, shkruan Pacolli.
Ai më tej shkruan se “Jam betuar që do ti shërbej popullit tim në mënyrën më të denjë të mundur dhe atë, deri në frymën e fundit”.