Islami: PS në krizë identiteti me ardhjen e Koço Kokëdhimës, ja çfarë fola me mikun tim Moore
TIRANË- Kastriot Islami, kandidati për deputet, i 11-ti në listën e PD-së për Tiranën i ftuar në rubrikën opinion në TV News24, në një bashkëbisedim me gazetaret Ola Bruko deklaroi se ndihet i mikëpritur nga demokratët të cilët po punojnë derë më derë për zgjedhjet e 23 qershorit.
“Jam mirëpritur në masë të konsiderueshme nga votuesit te djathtë. Ato kanë kuptuar se unë jam njeri me eksperiencë, dhe e dyta integriteti që kam mbrojtur parime të rëndësishme pro shtetit dhe integritetit”, tha Islami.
Ish-deputeti socialist, u shpreh edhe për paragjykimet nga ana e ish- kolegëve të tij, teksa shprehu shqetësimin e tij për futjen e biznesmenit Koço Kokëdhima në rrahët e partisë Socialiste.
“Mund të ketë dalë ndonjë intervistë, si Koço Kodhima, që nuk shpjegon dot pse është përfaqësues i rrezikshëm për Shqipërinë, sic është bashkimi media-biznes. Ai ka qëndruar në prapaskenë sot doli haptas. Mesa duket është i paaftë për të shpjeguar këtë rrezikshmëri. Nga pikëpamja e artikulimit ka problem për të lidhur mendimet. Por, nga modeli është i rrezikshëm, pasi duhet të kishte përfaqësim nga shtresat mesme dhe të ulëta. PS është ndërtuar mbi bazën e gjithë këtij aktiviteti. PS i shtohet kriza e identiteti si në personazh si Koço Kokëdhima”, u shpreh Islami.
Islami, tha e kryesocialisti Rama më në fund arriti që të fusë ‘vëllain e tij’ në politikë.
“Unë këtë fenomen e kam goditur prej 8 vitesh, por dhe më para. Kam goditur fenomenin, më parë e kam goditur para se Kokëdhima të bëhej pjesë e kësaj krize identiteti. Kokëdhima ka treguar vetë se paska luftuar për të hequr Nanon, është bërë sebep për të hequr Malajn. Dhe ka pasur kritika dhe me mua, nëse ka lidhje të ngushta me Ramën dhe mënyra si erdhi ai në mënyrë jo transparente, ai ka marrëdhënie të ngushte me zotin Rama, dhe në disa emisione e ka quajtur vëlla. Tani vëllai i tij bri që ai të bëhej pjesë e politikës”, tha Islami.
Kastriot Islami, ka bërë publike edhe detaje nga takimi i tij me Drejtorin për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Jonathan Moore.
“E kam mik, kisha një kontakt të shpejtë. Për të qenë i sinqertë nuk u futa në një debat me të për KQZ, por pata shkëmbim miqësor me të. Por, nga kontaktet dhe informacionet që kam unë. Qëndrimi ishte i qartë, duan të rrisin besimin tek zgjedhësit dhe KQZ të funksionojë në përputhje me Kodin Zgjedhor. Dha mekanizmat e administrimit zgjedhor të përshkruar në Kodin Zgjedhor. Ai tha e mira të funksionojë me 7 anëtërë. Por, edhe nëse mbetet me 4, që nuk është 100 % në përputhje me 4 mund të funksionojë, por nëse ka mekanizma bllokues është KQZ që e zgjidh”, theksoi Islami.
Islami komentoi edhe zhvillimet më të fundit në KQZ, duke theksuar se nuk ka dakortësi mes aleatëve në koalicionin e majtë.
“Kam përshtypjen që nuk ka dakortësi mes aleate. Rama do e shihte më lehtë për të kritikuar rezultatin zgjedhor nëse KQZ është e paplotësuar. Berisha i 4 të katër anëtarët dhe nëse humb nuk gjej argument si të kontestonte zgjedhjet. Berisha ka deklaruar vetë se do njoh rezultatin e zgjedhjeve. PS është minorancë, për mua është ende paqartë cili është modeli i KQZ që e do. Kodi e thotë shumë qartë”, u shpreh Islami.
Cfarë do të ndodhë të enjten në Kuvend?
‘Unë shpresoj që të votohet. KQZ është problem me vete dhe as të vihen kushte. PS duhet të sqarojë cili është modeli i KQZ. Nëse ai përshkruhet në kod situata zgjidhet për 1 ditë. Nëse akne model tjetër nuk ka kohë për të realizuar këtë gjë. Po të shikojmë përshkrimin që bëhet ne kodin zgjedhor nuk ka kohë për të kryer këtë”, u shpreh Islami.
Islami tha se me ardhjen e Ramës në krye të PS është goditur fryma liberale dhe mendimi ndryshe.
(e.m/BalkanWeb)