Rama: “Qytetar Nderi i Skënderajt”, suprizë fantastike
TIRANË- Kreu i PS-së, Edi Rama, shpallet “Qytetar Nderi i Skenderajt”. Lajmi konfirmohet nga kryesocialisti Rama në rrjetin socials Twitter.Teksa ka shprehur mirënjohje Rama premton një faqe të re bashkëpunim Shqipëri- Kosovë, pas 23 qershorit.
“Cfarë surprize fantastike për mua: Qytetar Nderi i Skënderajt, vatra e shenjtë e Luftës Clirimtare të Kosovës ku ra heroikisht Adem Jashari!.. E pas 23 qershorit do hapim një faqe të re historie shqiptare e rajonale në bashkëpunim me Kosovën. Shqipëri-Kosovë model i ri zhvillimi”, shkruan Rama.
Më herët, subjektet politike opozitare të komunës së Skënderajt dhe të shoqërisë civile kanë kundërshtuar propozim-vendimin e kryetarit të Skënderajt, Sami Lushtaku, dhe rekomandimin e Komitetit për Politika e Financa, që Edi Rama të shpallet qytetar nderi i Skënderajt. Përfaqësues të subjekteve politike opozitare e vlerësojnë Edi Ramën si njeriun që nuk ka dhënë asnjë kontribut, as për UÇK-në, as për Drenicën e as për Kosovën.
(e.m/BalkanWeb)