E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani liron nga detyra 3 gjeneralë të Forcave të Armatosura

TIRANE- Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar lirimin nga detyra të tre gjeneralëve të lartë në rradhët e Forcave të Armatosura Shqiptare. 

Sipas njoftimin zyrtar në faqen e presidencës, presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani ka dekretuar lirimim nga detyra tre gjeneralët e Forcave te Armatosura , te tre dekretet mbajne daten 21 maj 2013. 

Në mbështetje të neneve përkatëse të Kushtetutës “Për Pushtetet dhe Autoritetet e Komandimit e të Drejtimit Strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes, Presidenti dekretoi: Lirimin nga detyra të Gjeneral Brigade Sander Lleshit, Zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Brigade Abaz Lleshi Komandanti i Brigadës së Mbështetjes Rajonale si dhe Komandantit të Forcës Ajrore dhe daljen në lirim, Gjeneral Brigade Dhori Spirollari. 
(e.m/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›