E Diel, 1 Nëntor 2026

Tensione në veri të Kosovës, serbët plagosin 2 ushtarë të KFOR-it

http://www.youtube.com/watch?v=Ho7T7OOSqEA

Dy ushtarë të KFOR-it janë plagosur nga serbët 

Dy ushtarë të KFOR-it dhe tre serbë janë plagosur sot në veri të Mitrovicës gjatë përleshjeve mes KFOR-it dhe grupeve serbe tek barrikada në fshatin Rudar.

Makina e blinduar e KFOR-it që në mëngjes ka nisur aksionin për largimin e barrikadave të betonuar në urën e Rudarit, me qëllim lëvizjen e lirë të qarkullimit.

Largimit i ka paraprirë edhe përdorimi i gazit lotsjellës. Ndërsa, TV Most raporton se janë përdorur edhe plumbat e gomës dhe armët luftarake.

KFOR-i, ka konfirmuar se dy pjesëtarë të kësaj force janë plagosur gjatë operacionit të sotëm për heqjen e barrikadës në fshatin Rudarë të komunës së Zveçanit.

Përmes një komunikate për media, KFOR-i ka dënuar ashpër këtë akt të dhunshëm, duke thënë se nuk do të lejojë që situata të përshkallëzohet edhe më shumë dhe se do të përdorë masa vetëmbrojtjeje, nëse është e nevojshme.

Gjithashtu mësohet se, serbët e plagosur janë çuar në spitalin e veriut të Mitrovicës, ku mjekët serbë thonë se njëri prej tyre është në rrezik për jetën, transmeton KTV.

Siç raportojnë mediat serbe, të plagosurit kanë marrë plagë nga plumbat e gomës. Disa media thonë se, KFOR-i ka humbur kontaktet me një ushtar të tij, por ky fakt nuk është përmendur nga KFOR-i.

Forcat e KFOR-it duke larguar barikadat

KFOR-i heq barikadat, gjendja drejt normalizimit

KFOR-i ka thënë nëpërmjet një komunikate për mediat se është duke kryer operacionin e largimit të bllokadave në rrugë në afërsi të Rudares.

Mediat vendase bëjnë me dije se situata në veri të Kosovës po shkon drejt normalizimit, ndërsa KFOR-i ka arritur të largojë të gjitha barrikadat nga fshati Rudare deri te vendi i quajtur Kërshi i Dudës. Burime të Kosovapress bëjnë të ditur se KFOR po mban nën kontroll zonën nga pika kufitare Jarinjë deri te Kërshi i Dudës që ndodhet rreth 3 kilometra larg jugut të Mitrovicës.

Po ashtu është raportuar se janë bllokuar të gjitha rrugët që çojnë nga Zveçani në fshatin Rudar. Ushtarët e KFOR-it në urën e Ibrit, e cila nga Zveçani të çon në Rudar, kanë vendosur tela me gjemba dhe nuk mund të kalojnë as këmbësorët dhe as makinat.

I ashtuquajturi sekretar për Kosovën, Oliver Ivanoviç, ka thënë se, KFOR-i ka bërë një lëvizje shumë të rrezikshme, në përpjekjen për të hequr barrikadën në Rudar.

“Unë nuk e di se cilat janë motivet për këtë. Mua më duket se Prishtina dhe KFOR-i po e përdorin vakuumin institucional në Serbi që ta ndryshojnë gjendjen në terren. KFOR-i ka nisur menjëherë të përdorë plumba gome dhe gaz lotsjellës, prandaj kam frikë se kjo do të jetë një ditë e gjatë, ka thënë ai.

Ivanoviç deklaroi se, kam frikë se konfliktet mund të jenë më të mëdha

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi

Qeveria e Kosovës fton  serbët të bashkëpunojnë me KFOR-in

Qeveria e Republikës së Kosovës përmes një deklarate për mediat shprehet se është duke i përcjellë nga afër dhe me vëmendje zhvillimet e fundit në pjesën veriore të Kosovës.

Duke vlerësuar lart angazhimin e forcave të KFOR-it për heqjen e barrikadave në fshatin Rudar, për të mundësuar lirinë e lëvizjes së qytetarëve edhe në atë pjesë të territorit të Kosovës, qeveria e Kosovës nënvizon se, largimi i barrikadave dhe hapja e rrugëve për të siguruar lirinë e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave në gjithë pjesën veriore të Kosovës është në funksion të hapjes së perspektivës së zhvillimit ekonomik dhe të krijimit të sigurisë së plotë për qytetarët, thuhet në deklaratë.

Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes një deklarate për media, iu bën ftesë qytetarëve të Kosovës që jetojnë në veri të vendit që të bashkëpunojnë me KFOR-in dhe ti ndihmojnë forcat paqeruajtëse në përmbushjen e mandatit të tyre për të krijuar një mjedis të sigurt për të gjithë.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë dënon sulmin ndaj KFOR-it

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë (MPJ) në një njoftim për shtyp dënoi sot dhunën e ushtruar ndaj KFOR-it në veri të Kosovës.

Në një njoftim për shtyp nga zyra e shtypit të këtij dikasteri theksohet se, MPJ mbështeti fuqimisht qeverinë e Kosovës në ushtrimin e sovranitetit në këto territore të shtetit.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë kërkoi që për ngjarjen ku mbetën të plagosur 2 ushtarë të KFOR-it nga serbët e Kosovës të cilët protestojnë për heqjen e barrikadave, të nxirren para drejtësisë dhe të dënohen autorët.

Sipas MPJ, në veri duhet përfundimisht të çmontohen strukturat paralele e kriminale serbe me qëllim vendosjen e ligjit dhe rendit dhe në këtë zonë të shtetit kosovar.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga

Presidentja Jahjaga dënon dhunën ndaj forcave të NATO-s 

Presidentja Atifete Jahjaga ka dënuar dhunën mbi forcat paqeruajtëse të NATO-s nga një grup i qytetarëve të komunitetit serb në rrugën MitrovicëLeposaviç, ku si pasojë janë lënduar disa ushtarë të KFOR-it dhe disa qytetarë serb.

Jahjaga i ka cilësuar si të papranueshme përpjekjet e strukturave ilegale serbe për të penguar me dhunë heqjen e barrikadave nga rrugët dhe për të penguar qarkullimin e lirë të njerëzve dhe të mallrave në këtë pjesë të territorit të Republikës së Kosovës.

Jahjaga kërkon vendosjen e gjendjes normale në këtë pjesë të vendit dhe shuarjen e strukturave ilegale e kriminale, të cilat po pengojnë dhe mbajnë peng banorët e kësaj pjese dhe po i shfrytëzojnë problemet reale të qytetarëve për qëllimet e veta.

Zëdhënësja e Baroneshës Ashton, Maja Kocijancic

BE, i shqetësuar për dhunën në Kosovë

Bashkimit Europian është shprehur i shqetësuar për aktet e dhunës që po ndodhin gjatë ditës së sotme në Kosovë.

Jemi shumë të shqetësuar për atë që po ndodh në veri të Kosovës. Është një operacion i KFOR-it p

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›