E Diel, 1 Nëntor 2026

Berluskoni reagon pas vendimit të gjykatës: Pas 20 viteve kontribut në vendin tim, marr si shpërblim akuzat e bazuara në hiç

02-08-2013 / Gazeta 55

Një ditë pas vendimit të gjykatës që ktheu vëmendjen e mediave ndërkombëtare në Itali, vendi është ende në pritje të asaj që do jetë e ardhmja e Berluskonit dhe e qeverisë Leta.
Në procesin për shit blerjen e të drejtave televizive për Mediaset, gjykatësit kanë konfirmuar vendimin për katër vjet burg, por kanë kërkuar dhe njëherë rishikimin e periudhës që do e mbajë Berluskonin larg posteve publike.
I emocionuar dhe i prere, ish kryeministri ka komentuar vendimin me anë të një videomesazhi:
“Në këmbim të punës sime 20 vjeçare në favor të vendit tim, duke mbërritur tashmë në fund të jetës sime aktive, marr si shpërblim akuza dhe një vendim të bazuar në hiç, që më heq dhe lirinë personale si dhe të drejtat politike”. Berluskoni nuk ka përmendur fare mbështetjen për qeverinë e cila do të vihet menjëherë në provë në momentin e votimit për heqjen e postit të senatorit për ish kryeministrin.

Reagimet e politikës italiane, kryeministri Leta: Të mbrohen interesat e vendit

Tashmë në Itali jo vetëm opinioni publik por sidomos klasa politike pyesin se çfarë do të ndodhë pas konfirmimit për dënimin e ish kryeministrit italian Berluskoni. Qeveria e kryeministrit Leta, i cili bën apel për mbrojtjen e interesave të vendit, shprehet e vendosur për të vazhduar programin e nisur. Nga ana e tij Berlusconi ka organizuar një takim me zyrtarë të partisë për në orën 17 të ditës së sotme. Këta të fundit kanë nxituar të theksojnë se Berluskoni do të mbetet lideri i tyre pavarësisht asaj që mund të ndodhë. Ish sekretari i Partisë Demokratike, Bersani i ka bërë thirrje përfaqësuesve të partisë së Berluskonit që të vendosin nëse duan të jenë politikanë të pavarur apo një grup që varet nga kryetari i tyre. Ndërsa për atë që do të ndodhë ai shprehet se është ende herët dhe se të gjithë duhet të reflektojnë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›