KQZ nuk merr asnjë vendim për ndarjen e mandateve – çështja në Kolegj
Shkak mungesa e kuorumit të duhur për këtë vendim
UPDATE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk arriti dot të merrte një vendim për ndarjen e mandateve të deputeteve sipas qarqeve për zgjedhjet e 23 qershorit. Shkak u bë mungesa e 3 anëtareve të së majtës pasi per te marre një vendim duhen te paktën 5 vota. Por fillimi i mbledhjes u përfshi nga debatet mes palëve, pasi përfaqësuesit e PS akuzuan KQZ-në së ka shkelur afatet që i ngarkon ligji për shpalljen e rezultateve përfundimtare. Sipas Genc Gjoncaj Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të kishte kërkuar më parë mbledhjen për ndarjen e mandateve. Sipas tij për këtë arsye PS iu drejtua kolegjit për të bërë ndarjen e mandateve. Por sipas kryetares Leferie Lleshi nuk ka asnjë shkelje afatesh. Tashmë i mbetet Kolegjit Zgjedhor të çertifikojë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve dhe të deklarojë ndarjen e mandateve për çdo parti sipas zonave.