Edi Paloka: E majta do qeverisë me dy kabinete, atë të Metës dhe Ramës – do shkojnë drejt vetëshkatërrimit

Deputeti dhe anëtari i Kryesisë i Partisë Demokratike, Edi Paloka deklaron se në kabinetin e ri qeverisës nuk kemi një, por dy qeveri, një të Ramës e një të Metës që do të sjellin vetëshkatërrimin e të majtës. Paloka e sheh të lehtë opozitën përballë. mazhorancës, ndonëse kryetari Basha nuk është në Parlament. Ai thotë se pavarësisht hatërmbetjeve të para pas zgjedhjeve në PD, nuk ka vend për përçarje.
Është kthyer nga pushimet dhe i thotë fjalët e para për qeverinë e të majtës.
Edi Paloka flet për një qeveri të Ramës dhe një qeveri të Metës që nuk do ta kenë të lehtë me njëra-tjetrën, ndaj dhe puna e opozitës do të jetë më e lehtë.
Ministrat e Ramës janë pa personalitet sipas Palokës, por edhe pa integritetin e duhur.
I mjafton të flasë për Sajmir Tahirin, rivali i tij në zgjedhje që do të jetë ministër i Brendshëm.
Opozita do të bëhet pa kryetarin e saj në Kuvend, mangësi, por jo ngërç i pakapërcyeshëm. Këtë zgjidhje caktoi vota e demokratëve vë në dukje anëtari i kryesisë.
Ndonëse humbja e thellë nuk u prit mirë nga Olldashi, Paloka beson se nuk do ka vend për përçarje në grupin demokrat.
Dhe një objekt sulmi është e majta në Parlament me qeverinë e saj.