E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Ministria e Emigracionit, Rama mashtroi – tu kërkojë ndjesë 1 milionë shqiptarëve

02-08-2013 / Gazeta 55

Partia Demokratike deklaroi sot se Edi Rama nuk ka ndërmend të mbajë asnjë premtim që u dha qytetarëve para 23 qershorit, mes shumë të tillave as atë të krijimit të një ministrie të veçante për emigracionin. Ndjesë është më e pakta që mund të kërkojë Edi Rama- tha zëdhënësja e PD, Laura Voprsi, në një deklaratë për mediat nga selia blu. Ajo tha gjithashtu se Edi Rama gënjeu publikisht kur tha se nuk e ka bërë një premtim të tillë. “Shqiptaret po e kuptojnë çdo e më shumë se Edi Rama s’ka ndërmend të mbajë asnjë premtim që u dha qytetarëve para 23 qershorit. Mes shume premtimeve prej te cilave ka hequr dore është dhe ngritja e një ministrie të veçantë për emigracionin.
Por jo vetëm kaq, Edi Rama gënjeu publikisht duke deklaruar se nuk e ka premtuar një gjë të tillë. Edi Rama mashtroi në këtë mënyrë rreth 1 milionë qytetarë që punojnë dhe jetojnë jashtë territorit shqiptarë, duke faktuar se për të interesi i vetëm është karrigia kryeministrore dhe jo tu shërbeje qytetarëve. Edi Rama u tha mediave se e kanë ngatërruar me partinë e Çamëve! Partia Demokratike i bën sot publikisht një pyetje zotit Rama.  A keni deklaruar ju zoti Rama për gazetat shqiptare të Athinës citoj: “Kemi premtuar ngritjen e një ministrie të veçantë për emigracionin, ministri në të cilën do të punësohen elementë të spikatur prej emigracionit”?! Më e pakta që mund të bëni sot zoti Rama është tu kërkoni ndjesë emigranteve shqiptarë për talljen dhe fyerjen publike që ju bëtë pa u mandatuar ende si kryeministër. Tu kërkoni ndjesë mediavë që u fyet publikisht kujtesën dhe profesionalizmin e tyre. Shqiptarët po e kuptojnë çdo ditë se mazhoranca e 23 qershorit u ndërtua mbi mashtrimin dhe se për kryeministër do të kenë një gënjeshtar që si interes të vetëm ka atë personal!

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›