Berluskoni sërish para drejtësisë

Kryeministri italian, Silvio Berluskoni, ka dalë sot para drejtësisë në Milano për tu përballur me akuzat për keqpërdorime financiare në Mediaset, një nga kompanitë e tij të medieve.
Paraqitja e sotme e Berluskonit është e para në paraqitje në një seancë të hapur në tetë vite.
Ndër proceset që vijojnë për Berluskonin, dy prej tyre janë për korrupsion dhe një çështje ka të bëjë me akuzat se ai ka paguar, siç pretendohet, një prostitutë minorene për marrëdhënie seksuale.
Gjyqi për evazion fiskal, që ishte lënë mënjanë për një vit dhe rifilloi pasi Gjykata Kushtetuese vendosi t’i heqë Berluskoni imunitetin ndaj gjykimit.
Në këtë çështje përfshihet edhe blerja e të drejtave televizive prej kanalit më të madh televiziv në Itali, Mediaset, një përbërës qendror në biznesin e Berlusconi.
Ndërkohë Berluskoni ka mohuar vazhdimisht akuzat ndaj tij, duke i përshkruar ato si skandaloze.