E Shtunë, 31 Tetor 2026

UNICEF: 20 fëmijë të vrarë në Misrata

Agjencia e Kombeve të Bashkuara  UNICEF tha se të paktën 20 fëmijë libianë janë vrarë dhe më shumë të tjerë mund të jenë plagosur në qytetin e rrethuar Misrata në tre javët e shkuara.

Kryengritësit ia dolën ta mbanin qytetin e tretë për nga madhësia në perëndim të vendit pavarësisht sulmeve të forcave besnike të Moamer Gadafit.

UNICEF-i tha sot se në mesin e viktimave ka edhe fëmijë të moshës nëntë muajshe, ndërsa shumica janë nën moshën 10 vjeç.

Organizata tha se ata kanë vdekur nga copëzat e mortajave dhe predhave të tankeve, si dhe nga plumbat.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›