NATO do të vazhdojë të bombardojë Libinë
NATO do të vazhdojë me sulmet ajrore në Libi ndaj forcave besnike të liderit Moamer Gadafi "derisa ato vazhdojnë të rrezikojnë civilët".
"Do të vazhdojmë t`u bëjmë trysni forcave që kërcënojnë civilët dhe operacionet tona do të vazhdojnë", transmeton Reuters një zyrtar të NATO-s.
Burimet nga selia e NATO-s në Bruksel kanë thënë se forcat e Gadafit sot kanë bombarduar Misratën.